Në harkun e 24 orëve të fundit në qytetin e Durrësit konfirmohen dhe 3 raste të reja me covid 19 duke e çuar në 36 totalin e të infektuarve
Mes 3 të prekurve një prej tyre është vatër e re. Ajo është një grua 69 vjeç e cila ka shfaqur probleme shëndetësore dhe pasi ju mor tamponi ajo rezultoi me covid-19.
Zonja për momentin po qëndron në banesën e saj e vetëkarantinuar.
Gjithashtu me koronavirus rezulton dhe një 73 vjeçar, që dyshohet së është infektuar nga viktima më e fundit nga COVID-19 në qytetin e Durrës, banues në lagjen 3.
Ndërkaq i prekuri tjetër është dhe një i afërm i rasteve të mëparshme.
Ai ka kontaktuar shërbimin ambulator të Durrësit të cilët i kanë marrë tamponin dhe përgjigja që mori të dielën ishte pozitive.
Që ku u përhap pandemia në Shqipëri, në Durrës janë kryer 289 tamponë, nga të cilët 36 janë konfirmuar si pozitive, ku 3 prej tyre kanë ndërruar jetë.
5 ndodhen në spitalin Infektiv, prej të cilëve 2 në terapi intensive, ndërsa 20 ndodhen të vetëkarantinuar në banesë dhe 8 janë shëruar.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Shkodër.
Kjo e fundit është vatër e re. Ndërsa rasti i tretë ka lidhje me rastet e shkuara dhe nuk ka kaluar nga spitali i Durrësit por ja ka marrë tamponin ISHP-ja.
Tiranë 174 raste
– Durrës 36 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 10 raste
– Fier 25 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 16 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 38 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 1 rast
– Has 9 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste
Kjo rritje e numrit të rasteve në Shkodër dhe Tiranë sipas Ficos tregon edhe njëherë mos respektimin e distancimit social dhe masave të kontrollit të infeksionit që Ministria e Shëndetësisë vijon të rekomandojë çdo ditë ne komunikimet publike. “Aktualisht po kryhet hetimi epidemiologjik në terren edhe me një ekip të Institutit të Shëndetit Publik.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është po kaq e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19.
Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40” tha Albana Fico.



