Negociatat për detin/MEPJ i kthen përgjigje Metës

schedule10:46 - 26 Shkurt, 2018

schedule 10:46 - 26 Shkurt, 2018

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme konfirmon se i është përgjigjur të gjitha kërkesave të Presidenti të Republikës lidhur me kërkesën për autorizim të negociatave me Greqinë. Një prej pikave të kërkuara nga Presidenti Ilir Meta ka të bëjë me emrat e grupit të negociatorëve. Në përgjigjen e kthyer nga Ministri Ditmir Bushati mësohet se do të jenë dy bashkëkryetarë; Armand Skapi nga Ministria per Europën dhe Punët e Jashtme dhe Gjeneral Major Ylber Dogjani, Komandant i Flotës Detare.

Emrat e tjerë jane Artur Meçollari, i larguar nga ushtria në vitin 2012, Arsen Mullai, Viktor Doda, zv/drejtoresha e Policisë Aida Hajna, drejtori i Autoritetit Kombëtar të Burimeve Natyrore  Ardjan Bylyku, Elira Koka, sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, Ferdi Hyraj nga Instituti i Gjeografisë, Luan Përzhita kreu i Institutit te Arkeologjisë, Lorenc Çela, Drejtor i Institutit të Gjeohapësirës si dhe Qirjako Qirko, ambasador në Londër.

Sqarimet e tjera të kërkuara nga presidenti i republikës kanë të bëjnë me pretendimet territoriale dhe ku do të përdoret barazlargimi strikt dhe ai i korrektuar në vijën e demilitimit. Burime pranë Institucionit të Republikës bëjnë me dije se kanë protokolluar letrën e dërguar nga ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!