Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sharja e trajnerit serb të Greqisë/ Ivan Jovanoviç lëshoi një ofendim të rëndë në Beograd

schedule15:53 - 26 Shtator, 2026

schedule 15:53 - 26 Shtator, 2026

Natyrisht, që nuk e pati të lehtë.

Në stadiumin “Rajko Mitiç” të Beogradit, luhet ndeshja fillestare e sezonit të ri të Ligës së Kombeve, Serbi-Greqi, dhe në stolin e miqve ishte I ulur pikërisht një trajner serb.

Ivan Jovanoviç, siç e tha edhe vetë përpara dhe pas ndeshjes, u ndodh në një pozicion të vështirë, padyshim emocionalisht I lidhur me kombëtaren serbe, si pjesëtar I këtij kombi, por edhe përpara detyrimit për të qenë profesionist.

Greqia e tij fitoi 2-1 me përmbysje, duke shënuar dy rrjeta në pjesën e dytë me autorë si Xolis dhe Duvikas, ndërsa Jovanoviç pati një reagim në sekondat e fundit, pikërisht pasi u shënua goli I triumfit në minutën e pestë shtesë.

Siç e kapën kamerat ai shqiptoi disa fjalë në serbisht, që janë një e sharë e rëndë, ndoshta më e rënda që mund të lëshojë një burrë.

Natyrisht, trajneri nuk u pyet pas ndeshjes, por gjithsesi theksoi se gjatë gjithë kohës ishte ndjerë nën presion të madh, I dyzuar deri në fund, dhe mezi priti mbylljen e sfidës në stadiumin që tifozët beogradas e quajnë “Marakana”.

Jovanoviç u ngacmua nga gazetarët më pas nëse e këndoi himnin e Serbisë, dhe ai u përgjigj I habitur se e kishte kënduar, duke I pyetur njerëzit e medias se mos vallë duhej të kishte bërë ndryshe.

Sa I takon kombëtares së Serbisë, ajo vazhdon të jetë dobët, edhe pas edicionit të kaluar kur u mund 1-0 në fushën e vet nga Shqipëria, dhe u eliminua në grupin eliminator të Botërorit.

Mediat e Beogradit theksuan se në stadium pati shumë pak tifozë, vetëm 5 700, duke qenë ndeshja shtëpiake e 8-të me më pak spektatorë, por paksa më shumë sesa 4310 që ishin në ndeshjen ndaj kuqezinjve

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!