Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama: Hetimet, vullneti ynë kundër korrupsionit

schedule14:41 - 27 Shtator, 2026

schedule 14:41 - 27 Shtator, 2026

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se fakti që drejtësia po heton dhe prek edhe persona me funksione të larta nuk është tregues i rritjes së korrupsionit në Shqipëri.

Sipas kryeministrit, zhvillimet e fundit janë pjesë e një historie të re të drejtësisë në Shqipëri, e cila, sipas tij, nuk ka pasur më parë një drejtësi të pavarur në këtë nivel.

“Pavarësisht bindjeve, pavarësisht kahjes së votës, fakti që drejtësia prek edhe njerëz me funksione të larta, nuk provon kurrsesi se na mbyti korrupsioni apo se korrupsioni po shtohet Ky fakt, këto episode , kjo histori e re drejtësisë në Shqipëri, që kurrë më parë s’ka pasur  çfarë do qoftë një lloj drejtësie të pavarur. Ata provojnë se korrupsionit nuk po rritet, por po goditet”, tha Rama.

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!