Zyrtarët shëndetësorë në ShBA këshilluan amerikanët që të mbanin maska në fytyrë, kur të jenë duke lëvizur jashtë.
Rekomandimi ka ardhur nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve, pasi numri i të infektuarve në SHBA është shumë i lartë.
Mirëpo, Presidenti Trump shtoi se rekomandimet e reja nuk duhet të shihen si zëvendësim për masat e distancimit social, që konsiderohen kritike për ngadalësimin e epidemisë.
Madje ai tha se qytetarët mund edhe të mbajën maskë, ndërsa ai vetë nuk do e bëjë një gjë të tillë.
“Maskat, janë vërtet sipas dëshirës së gjithkujt. Mund t’i mbani ose jo. Unë vetë zgjedh të mos ta mbaj por disa njerëz mund të duan ta mbajnë”, tha Trump.
Ndërkohë, më vonë Zonja e Parë, Melania Trump u bëri thirrje qytetarëve që të marrin seriozisht këshillat zyrtare.
Numri i të infektuarve nga koronavirusi në SHBA ka arritur mbi 277 mijë, ndërsa ka patur edhe 7402 viktima, ndërkohë që Nju Jorku është qyteti më i prekur.