Koronavirusi, Basha për ABC News: Paketa e ndihmës e pamjaftueshme, Kosova po e menaxhon më mirë krizën

schedule20:39 - 3 Prill, 2020

schedule 20:39 - 3 Prill, 2020

Në një lidhje direkte me “Mbrëmje në Abc” ishte kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ndër të tjera, Basha foli për mënyrën sesi po menaxhohet kriza në Shqipëri, tregoi vërejtjet që ka opozita, por theksoi se në këtë kohë nuk ka si qëllim që të merret me retorika politike, pasi “armiku” është i përbashkët.

Sa i përket pasigurisë ekonomike të krijuar tek shqiptarët për shkak të krizës kreu i demokratëve u shpreh:

“…Qeveria t’ia kushtojë gjithë vëmendjen krizës. Kur një familje është në hall mblidhet dhe zgjidh si do ta kalojë hallin, ashtu duhet të mblidhet dhe qeveria. Ka mjaft hapësirë …260 milion eurot e oligarkëve mund t’i vërë në dispozicion të krizës. Ja kemi thënë edhe zyrtarisht që kjo shumë është e mjaftueshme për ta kaluar krizën. Të paktën të ketë një paketë të ngjashme me Kosovën. Paketa jonë është sa një e treta e Kosovës, nuk është e mjaftueshme.”

Më tej Basha ritheksoi edhe një herë atë që PD ka kërkuar edhe zyrarisht që të anulohen “10 kontratat e oligarkëve” dhe ato para të shkojnë për të ndihmuar buxhetin në menaxhimin e krizës.

“Kjo do t’i kursentë shumë buxhetit, do t’i lejonte frymëmarrjen ekonomisë. Do ndihmohen familjet në nevojë ekstreme.”

Ndërsa, për luftën që po bëhët në spitale, Basha theksoi se jemi mbrapa me numrin e testimeve dhe nuk kemi transparencë me numrin e ventilatorëve.

Menaxhimi i situatës nga qeveria, çfarë duhet të ndryshojë?

Basha:

“Duhet të bëjmë shumë e jo pak, duhet t’i bëjmë më shpejt e jo më vonë. Ka nevojë jo vetëm për masa kufizuese por edhe masa mbështetëse. Ka familje që nuk marrin dot më as ushqime me listë.  Ka biznese që duhet të marrin më shumë… Duhet vepruar urgjentisht dhe jo në leter.”

Një tjetër kritikë për qevrinë nga na e Bashkës ishte fakti, që sipas tij, qevria nuk tregon planet rezerve dhe parashikimet aktuale për hapat që do të ndiqen. Ai kërkoi gjithashtu që të ketë transparencë për kapacitet për kemi ne si shtet për të menaxhuar krizën.

Kreu demokrat kërkoi gjithashtu që, Rama të luftojë armikun e padukshëm (koronavirusin) dhe mos të harxhojë kohë duke krijuar, sipas tij, një armik të dukshëm (opozita)

Basha:

“..Ndal me retoriken , boshe, batutat bajate, me sulmet ndaj opozitës, opozita po bën punen e saj, mos harxho kohën… jemi të gjithë bashkë për një qëllim. Ne po bëjmë detyrën tonë dhe s’po e bëjmë për të vënë në pozite, qeverinë…Le të punojmë të gjithë bashkë, duhet transparencë, qevria mos të harxhoje asnjë sekonde duke sulmuar opzoizten, ky eshte nje mentalitet i rrezikshem. Njerezit nuk kanë nevoje për negativitet.” /abcnews.al/