Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Egjipt/ Përplasen dy trena në Giza, të paktën 64 të plagosur

schedule16:15 - 8 Nëntor, 2026

schedule 16:15 - 8 Nëntor, 2026

Të paktën 64 persona kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së dy trenave të pasagjerëve në provincën e Gizës, në Egjipt. Si pasojë e aksidentit, disa vagonë dolën nga shinat, ndërsa të plagosurit u transportuan me urgjencë në spitalet e zonës.

Sipas Hekurudhave Kombëtare Egjiptiane, një tren që udhëtonte nga Giza drejt Fayoumit u përplas me pjesën e pasme të një treni tjetër, i cili ishte nisur nga Kajro drejt Asuanit.

Ngjarja ndodhi mes stacioneve Kafr Ammar dhe Al Raqqa. Përplasja shkaktoi daljen nga shinat të disa vagonëve, duke plagosur dhjetëra pasagjerë.



Ministria e Shëndetësisë në Kajro konfirmoi se të paktën 64 persona kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!