I pari futbollist i Superiores që bën testin për COVID-19 është Ndriçim Shtubina. Lojtari polivalent pret përgjigjen dhe për momentin ndodhet në karantinë. Një i afërm i tij ka dalë pozitiv dhe kështu edhe futbollistit shkodran i është bërë testi.
“Sot kemi një rritje të rasteve me COVID-19. Falënderim për mjekët dhe grupin e ngritur nga Ministria e Shëndetësisë për kryerjen e testeve. Sot i kryem testimin sportit të Vllaznisë, Ndriçim Shtubina, pasi ka dalë një i afërm i tij me virus.
Shtubina nuk ka simptoma për momentin dhe e kemi karantinuar në shtëpi. Tani po presim përgjigjen. Shpresojmë të mos dalë i infektuar. Ju lutem sportistë, mos dilni për stërvitje jashtë ambientit të shtëpisë. Evitoni kontaktet me shokët tuaj. Me një sforcim do e kalojmë këtë situatë”, shkruan mjeku Ilirjan Haxhaja. /abcnews.al