Përjashtimi me dy vite nga Championsi, Manchester City shpreson ende

schedule14:42 - 3 Prill, 2020

schedule 14:42 - 3 Prill, 2020

Para disa muajsh klubi i Manchester Cityt u shokua nga UEFA, pasi e dënoi klubin anglez me dy vite përjashtim nga kompeticionet europiane. Dënimi erdhi si pasojë e shkeljes së rregullave të Fair Play Financial nga anglezët. Por, ka ende një shpresë për ta.

“Qytetarët” mund ta apelojnë dënimin e tyre me anë të një video-konferënce në muajin maj ose qershor, siç raporton “The Athletic”. City e regjistroi apelimin në CAS që në 26 shkurt, përpara fitores në Champions League kundër Real Madrid.

Anglezët u dënuan nga UEFA dhe me shumën e 25 milionë eurove për këtë çështje. Gjithsesi bordi drejtues i Manchester Cityt beson se gjithçka do të kthehet në favorin e tyre dhe CAS do ta kthejë mbrapsht dënimin e UEFA-s. /abcnews.al