Dy të infektuar të rinj me Covid 19 në Shkodër, dyshohet për vatra të reja

schedule10:02 - 2 Prill, 2020

schedule 10:02 - 2 Prill, 2020

Deri më tani në Shkodër numri i personave të prekur me COVID 19 në Shkodër ka shkuar në 10.

Gazetari Simon Shkreli bën me dije për Abc News se dy raste të reja me Covid-19 duke cuar në 10 raste nr e te prekurve.

Gazetari i abcnews.al raporton se sipas burimeve rezulton se dy rastet e reja janë një grua në lagjen Kiras dhe një burrë në Dobraç të Shkodrës, të cilëve ju është marrë tamponi të mërkurën dhe në orët e mbrëmjes është dhënë dhe përgjigja.

Ndërkohë që në Vaun e Dejës ku kishte më shumë raste orët e fundit nuk kemi asnjë informacion për shtim të raste të tjera.

Gjithashtu këtë të enjte gazetari i Abc Neës, ka qenë në një qendrër të zhvillimit, ku jetojnë dhjetra persona me aftësi të kufizuara si po e përjetojnë izolimin, ku ka theksuar se fatmirësisht deri më tani në këto qendra gjëndja është e qetë. /abcnews.al