“Ju pushtoni ekranet”, Rama: Komunikimi në çdo fazë “lufte” është fondamental

schedule22:47 - 31 Mars, 2020

schedule 22:47 - 31 Mars, 2020

Kryeministri Rama ka zhvilluar një bisedë në Skype në ABC News gazetarin Mustafa Nano.

Rama ka folur për situatën e pandemisë dhe vështirësitë që duhen kaluar në vazhdimësi.

Gjatë bisedës gazetari Nano ka pyetur kryeministrin se pushtimi i ekraneve nga Rama ndoshta ka bërë që opozita të ketë sjellje agresive.

Por kryeministri tha se kjo ishte e domosdoshme kur ndodhin situata si e tërmetit apo si kjo e pandemisë.

Sipas Ramës njerëzit kanë nevojë të kuptojnë se nuk janë vetëm përballë vështirësive.

Mustafa Nano: Ju jeni kthyer në protagonist, krijohet një kompleks për opozitën. Një nga arsyet që e bën opozitën agresive është se ju pushtoni skenën. Mund të ishte grupi i emergjencës  kombëtare që informon publikun, kryeministrin italian e sheh rrallë të dalë, protagonistët janë ata të emergjencës civile.

Edi Rama: Unë besoj shumë  tek nevoja për komunikim në këtë fazë dhe në çdo fazë lufte. Patëm eksperiencën e tërmetit, dhe mendoj se intensiteti i  madh i komunikimit në momentin kur njerëzit kanë nevojë për mbështetje, dhe një formë komunikimi apo pikë referimi, për të kuptuar dhe për të ndjerë që s’janë vetëm, është fondamental. Besoj që në këtë rast kam të drejtë unë.

Mustafa Nano: Ne kemi nevojë të promovojmë edhe figura të tjera, nuk është mirë për një komb të mendojë se kemi kryeministrin dhe ai i bën ai të gjitha…duhen shfrytëzuar resurset…

Edi Rama: Nuk është se dal vetëm unë, jam intensivisht në komunikim, por Ministrja e Shëndetësisë del përditë, Ministrja e Mbrojtjes është përditë, por vetvetiu vëmendja është më e fokusuar kur unë dal. Shumë mesazhe që mund ti marrë era, kondensohen në një situatë komunikimi të fokusuar, ndërkohë që në mbrëmje të gjitha ekranet janë të mbushura me ekspertë, dhe unë në këtë rast dua të them se jam surprizuar shumë pozitivisht, nga komiteti i ekspertëve që ne kemi në këtë fushë, në këtë luftë. Kemi komunitet ekspertësh që i merr vendimet të gjitha për strategjitë, opinionet, dhe unë për të gjitha iu referohem atyre, dhe asgjë nuk them nga fantazia./abcnews.al