Ky është spitali në Breshia të Italisë, ku do të shërbejnë mjekët dhe infermierët shqiptarë.
30 mjekë dhe infermierë mbërritën ditën e djeshme nga Shqipëria për të luftuar koronavirusin me stafin italian në këtë periudhë të vështirë për vendin fqinj.
Stafi mjekësor shqiptar i përbërë nga 10 mjekë dhe 20 infermierë do të fillojë punën ditën e nesërme. Ndërkohë, abcnews.al mëson se ata janë akomoduar në banesa përballë spitalit që shihni në foto./abcnews.al