Mediat Izraelite raportojne se ka perfunduar numerimi I votave te zgjedhjeve parlamentare te se enjtes, por edhe me kutite e fundit asgje nuk ka ndryshuar. Asnjëri prej dy kampeve kryesore politike nuk ka siguruar 61 mandatet e nevojshme për të krijuar shumicën qeverisëse në parlamentin izraelit,, i cili ka gjithsej 120 vende.
Blloku i kryeministrit Benjamin Netanyahu kryeson rezultatin duke mbajtur 53 mandate, ndërsa koalicioni i udhëhequr nga rivali i tij, Gadi Eisenkot, ka marrë 48 mandate. Partitë arabe, kanë siguruar 19 mandate.
Mundesite per krijimin e nje Koalicioni vijojne te mbeten te kufizuara, pasi kampet kryezore politike nuk kane pranuar të mbështeten te partitë arabe për të formuar qeverinë, pavaresisht ofertes se njerit prej kryetareve te Listes arabe I cili I ofroi Eisenkot nje qeveri Minorance por jo koalicion qeveritar.
Presidenti izraelit, Isaac Herzog, u ka bërë thirrje partive politike të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për të shmangur zgjedhjet e reja. Gjatë deklaratës së tij, Herzog tha se pret përfundimin e procesit zgjedhor dhe bëri të ditur se së shpejti do të nisë konsultimet me përfaqësuesit e grupeve parlamentare për formimin e qeverisë së re.
Partia e Likut e Kryeministrit Izraelit Benjamin Netanyahu akuzoi partitë arabe për manipulim të procesit zgjedhor dhe nderhyrje te huaj, por keto akuza jane hedhur poshte nga vende te ndryshme si Katari dhe Turqia. Partia Likud e Kryeministrit Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se gjatë votimit ishi përdorur ryshfete, kërcënime, dhunë dhe falsifikime për të ndikuar te votuesit, por pa ofruar prova.
Perfundimi I numerimit te votave nuk ka sjelle ndryshim ne konfigurimin e Parlamentit te Ri Izraelit. Peisazhi eshte I qarte pasi deri me tani askush nuk ka mandatet e mjaftueshme per te formuar qeverine. Gjithcka pritet te behet me e qarte ne ditet ne vijim ndersa negociatat mes drejtuesve te partive pritet te intensifikohen.


