Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rrëzohet helikopteri i EUFOR-it në Bosnje, raportohet për viktima

schedule18:58 - 29 Tetor, 2026

schedule 18:58 - 29 Tetor, 2026

Një helikopter ushtarak i misionit të EUFOR-it është rrëzuar në fshatin Gorice, pranë Brçkos, në Bosnjë e Hercegovinë.

Sipas raportimeve fillestare, helikopteri është shkatërruar plotësisht nga rrëzimi, ndërsa jozyrtarisht raportohet se tre persona kanë humbur jetën.

Nga EUFOR-i kanë konfirmuar se aksidenti ka ndodhur gjatë një operacioni rutinë në zonën e Brçkos, shkruan klix.



Misioni evropian bëri të ditur se nga aksidenti nuk është dëmtuar infrastruktura civile, prona apo automjetet, si dhe nuk ka civilë të lënduar.

“EUFOR-i po zhvillon një hetim të plotë dhe të hollësishëm për incidentin dhe do të publikojë më shumë informacione kur të konstatohen faktet dhe kur të jetë e përshtatshme”, thuhet në njoftimin e misionit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë policia e Distriktit të Brçkos, zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës, të cilat kanë siguruar zonën.

EUFOR-i u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin përhapjen e informacioneve të paverifikuara dhe të ndjekin vetëm kanalet zyrtare për zhvillimet e mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!