Aplikimi për shërbimin “Leje per dalje” nuk është i vlefshëm për më shumë se 24 orë. Nëse do të aplikoni përmes E-albania fillimisht zgjidhni shërbimin “Leje për dalje”; -, klikoni butonin “Përdor” dhe më pas kryeni aplikimin duke përzgjedhur orarin, si dhe personin që do të dalë nga familja juaj (në rastet kur nuk jeni ju personalisht).
Vetëm një anëtar i familjes mund të aplikojë për leje për dalje gjatë 24 orëve brenda fashës orare të lejuar 05.00-13.00; – Në rast se një nga anëtarët e familjes punon në një qytet të ndryshëm nga vendbanimi aktual, lejohet të vijojë aplikimi për leje dalje dhe për këtë anëtar, pasi kryhet në kohë reale verifikimi mbi vendodhjen e punës.
Nëse do të aplikoni me sms në numrin 55155 ju duhet të shkruani numrin tuaj të identifikimit në kartën e identitetit si dhe orarin e daljes. Mesazhi miratues nga e-Albania do të mbërrijë pas 24 orësh dhe vlen si kërkese e miratuar për diten pasardhëse. Mesazhi ne telefonin tuaj është provë për stukturat e policisë. Kujdes! Në mungesë të email-it apo mesazhit konfirmues nga e-Albania, do të aplikohen gjoba ndaj shkelësve.
Kjo leje është e vlefshme vetëm për 1 orë në ditë, në orarin e kërkuar nga aplikuesi. Këto leje janë vetëm për këmbësorët dhe nuk janë të vlefshme për automjetet. Nëse një anëtar i familjes kërkon të dalë çdo ditë për të bërë Pazar apo për të marrë shërbime do të duhet të aplikoj çdo 24 orë. Për të shkuar në punë nuk do të duhet që të aplikosh për leje dalje, pasi identifikimi përpara punonjësve të policisë mundë bëhet përmes beixhit të punës. Leje dalje vlen edhe për të gjithë personat që duan të shkojnë në spital, jo me automjet por si këmbësorë./abcnews.al