Largimi i tre mijë familjeve nga skema ekonomike në Qarkun e Lezhës ka ndezur debatet mes përfaqësuesve të bashkive dhe atyre të Shërbimit Social Shtetëror. Në takim janë ngritur akuza se ka ndërhyrje në sistem ndaj listat duhet të rishikohen.
Largimi i tre mijë familjeve nga skema e ndihmës ekonomike, kanë ngritur dyshime për manipulim në sistem.
Akuzat erdhën nga përfaqësuesit e bashkive në qarkun e Lezhës
Debati midis njësive vendore dhe shërbimit social shtetëror u realizua në institucionin e prefektit në mbledhjen e thirrur nga ky i fundit.
Prefekti Gjergj Prendi ka kërkuar që të mos ketë sorrollatje, por përcaktim të saktë të arsyeve se kush dhe pse e meriton apo nuk e meriton.
Por drejtori i Shërbimit Social Keler Sufja, i cili në këtë rast mbron interesin e shtetit ka gjetur një arsye.
Kurse nënkryetarja e Bashkisë së Lezhës ka risjellë në vëmendje një rast të dyshimeve se ka patur ndërhyrje në sistem.
Përfaqësuesit e bashkive Mirditë e Kurbin thanë se sistemi nuk është transparent dhe se ka lënë jashtë skemës familje që e meritojnë këtë ndihmë të vogël.
Pas këtij takimi u la që kërkesat e bashkive të dërgohen pranë Ministrisë dhe të shikohet mundësia e ndryshimeve të mundshme./abcnews.al