Rritet numri i të infektuarve në Vaun e Dejës, sot testohen 6 anëtarë të tjerë të familjes së 35 vjeçarit

schedule09:27 - 29 Mars, 2020

schedule 09:27 - 29 Mars, 2020

Pas denoncimit të bërë në Abc News nga një familje në Vaun e Dejes, ku 3 anëtarë janë konfimuar pozitiv me covid 19, autoritetet u detyruan ti bëjnë testin edhe anëtarë të tjerë të familjes.

Burime për Abc News bëjnë me dije se tashmë përveç 35 vjeçarit pozitiv me koronavirus ka rezultuar nëna dhe kunata e tij.

Gazetari Simon Shkreli raporton për abcnews.al se kjo është një famije e madhe me 5 djem me 26-27 familjarë. Ndërkohë këtë të dielë pritet që tamponi tu bëhet 6 anëtarëve të familjes nga Vau i Dejës të cilët kanë shfaqur shenja klinike.

Ndërkohë gazetari bën me dije se deri më tani nuk është marrë asnjë masë në lidhje me personelin mjekësor të Poliklinikës në Vaun e Dejës.

Të shtunën ata denoncuar në ABC News dhe rrëfyen se as fëmijëve të 35 vjecarit nuk u është marrë tamponi. Ndërsa theksuan se nuk i është kryer analiza as nipit i tij, që i ka bërë frymëmarrje artificiale kur ende nuk ishte i  konfirmuar me koronavirus. I rëndë është dhe fakti që 35 vjeçari rreth 8 ditë më parë është vizituar në spitalin e Shkodrës dhe ka pasur kontakt me personelin shëndetësor. Sipas burimeve, as këtyre të fundit nuk u është kryer ende testi per Covid-19./abncews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!