Lushnje, gjendet i mbytur në kanal 71 vjeçari

schedule08:39 - 23 Shkurt, 2018

schedule 08:39 - 23 Shkurt, 2018

Një 71 vjeçar është gjetur i mbytur në kanal në fshatin Halilaj të Lushnjës. Rreth orës 23:40 të mbrëmjes së djeshme familjarët kanë gjetur 71 vjeçarin me iniciale T.B. në kanalin me ujë. Nga hetimet paraprake rezulton të ketë rënë nga biçikleta dhe është mbytur. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Njoftimi i Policisë Lushnje

Informacion paraprak

Në datën 22.02.2018, rreth orës 23:40, në fshatin Halilaj, është gjetur nga familjarët në kanalin me ujë shtetasi T.B, 71 vjeç, i cili nga hetimet paraprake rezulton të ketë rënë nga biçikleta dhe është mbytur.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./abcnews.al