Dita e sotme do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqendrueshme.
Moti parashikohet kryesisht i vranët. Reshjet e shiut do të jenë të herëpasherëshme, me intensitet të ulët.
Ndërkohë në zonat malore priten reshje të dobta bore.
Era do të jetë nga kuadrati i lindjes me shpejtësi 1-10m/s, përgjatë vijës bregdetare, ndërsa në jug hera-herës fiton intensitet deri në 15m/s.