Vendi ynë ditën e shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin por nuk do të mungojnë dhe vranësira të pakta kalimtare kryesisht përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi 8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimore dhe zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 16m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4ballë.



