Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizotëruese në pothuajse gjithë vendin tonë, duke sjellë rrebeshe shiu, ku më të dendura shirat do të jenë në zonat Jugore dhe Qendrore.
Pjesa e dytë e ditës do të sjellë largim gradual të vranësirave dhe shirave nga Ultësira Perëndimore, duke i zhvendosur ato drejt zonave të Juglindjes. Gjatë orëve të vona të mbrëmjes parashikohet largim i vranësirave dhe shirave nga i gjithë territori i vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të theksuar, duke luhatur vlerat ditore nga 10°C, temperatura më e ulët e shënuar në Bajram Curri, ndërsa maksimumi do të ngjitet deri në 28°C, përkatësisht në qarkun e Beratit.
Era do të fryjë e fortë, duke arritur shpejtësinë mbi 85 km/h në det të hapur nga drejtimi verior; për pasojë, në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 7 ballë.



