Nënë e bir, si u infektuan dy rastet e reja me koronavirus në Lushnje

schedule14:45 - 24 Mars, 2020

schedule 14:45 - 24 Mars, 2020

ISHP konfirmoi sot edhe dy raste të reja me koronavirus në Lushnje duke e çuar në total në katër, numrin e të prekurve në këtë rreth.

Njëri prej tyre tashmë ka ndërruar jetë.

Sa i përket dy rasteve të reja të konfirmuara sot, bëhet fjalë për nënë e bir, dhe janë infektuar nga kontaktet e këtij të fundit në Itali pasi ka punuar si shofer furgoni i linjës Shqipëri-Itali.

Gruaja është një 74 vjeçare, ndërsa i biri 44 vjeç.

E moshuara është dërguar me urgjencë mbrëmë në spitalin Infektiv, kurse i biri është i vetëkarantinuar në shtëpi në gjendje shëndeteësore të stabilizuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!