Kryeministri Edi Rama njoftoi pak më parë në rrjetin social Facebook se sot pas mesditës do të ketë një komunikim të rëndësishëm me qytetarët.
“Sot në 15:30 kam një mesazh për ju mbi vendimin për çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe ndihmën konkrete financiare që do të lëvrojmë për biznesin e vogël familjet në ndihmë ekonomike përfituesit e pagesës së papunësisë. O do t’ia dalim, o do t’ia dalim, Zoti i Shqiptarëve është i Madh”, shkruan Rama.