Trump do të heqë përpara kohe kufizimet, ekspertët: Miliona persona mund të humbin jetën

schedule09:59 - 24 Mars, 2020

schedule 09:59 - 24 Mars, 2020

Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se kriza e koronavirusit në vend do të kalojë shpejt dhe po aq shpejt do të hiqen dhe kufizimet e udhëtimit në vend.

Gjithsesi, një ekspert shëndeti ka paralajmëruar tashmë se epidemia do të përhapet shumë shpejt nëse Trump nxiton me heqjen e kufizimeve.

Tom Inglesby, drejtues i qendrës Johns Hopkins me anë të një postim në Twitter ka treguar se druhet për vendimet që mund të marrë presidenti dhe pasojat që ato mund të sjellin.

Në postimin e tij, ai shkruan:

“COVID mund të përhapet në masë, shumë shpejt, në mënyrë të tmerrshme dhe mund të vrasë miliona persona e të ketë një impakt të madh social e ekonomik rreth e qark vendit.”

Trump duket se mbështet një kthim në jetën normale në kohë të shkurtër.

Ai është shprehur:

“Amerika do të t’i hape sërish bizneset, së shpejti. Shumë shpejt. Shumë më shpejt se tre apo katër muaj, siç ka sygjeruar dikush. Shumë më shpejt. Nuk mund ta lëmë kurën që të jetë me e keqe se vetë problemi.”

Ekspertët mendojnë se heqja e kufizimive përpara kohe mund të ndikojë në përhapjen më tej të epidemisë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!