“Kjo është një luftë dhe do të humbasim njerëz”, Rama: Të shmangim katastrofën

schedule14:14 - 23 Mars, 2020

schedule 14:14 - 23 Mars, 2020

Kryeministri Edi Rama në një komunikim për mediat u shpreh se kjo është një kohë lufte, duke u bërë thirrje qytetarëve që të ndërgjegjësohen.

Rama paralajmëroi se do të humbasim njerëz, por nuk duhet të lejojmë kurrën e kurrës të humbim një mal me njerëz.

“Detyra ime është të jap shembullin. Kjo javë do të jetë vështirë. Hyjmë në fazën e shpërthimit intensiv. Humbi jetën një 43-vjeçar. E kemi përsëritur pa pushim se kjo mortje që sulmon më të dobëtit por as të rinjtë nuk janë më pak të rrezikuar. Duhet me çdokush të ndalim. Duhet të jetojmë ditë për ditë. Forca miq dhe durim. Po luftojmë si duhet dhe kam besim se të pabindurit do të pakësohet.”, tha Rama

Ai u shpreh më tej se “kjo mortje synon më të moshuarit dhe më të dobtit fizikisht mes nesh, por as të rinjtë nuk janë të paprekshëm.”

Rama u ka kërkuar qytetarëve që të mos luajnë me zjarrin, pasi vdekja nuk mund të ndalohet por mund të ndalohet kërdia që mund të bëhet për shkak për papërgjegjshmërisë sonë.

Ai vazhdoi më tej:

“Ju lutem mos luani me zjarrin, nuk ndalojmë dot vdekjen, duhet të ndalim kërdinë që mund të bëhët për shkak të papërgjesgjsmë tonë…Nuk duhet të humbasim një mal me njerëz dhe këtë e kemi vete në dorë. Duhet bërë durim, mos rrini grumbull,  qëndroni një metër të paktën pas kurrizit të tjetërit.”

Sa i përket ankesave që, sipas kryeminstrit janë bërë për oraret e reja, kreu i qeverisë shtoi se oraret nuk kanë lidhjen me faktin që qytetarët nuk po respektojnë rregullat e sigurisë dhe nuk po mbajnë distancë gjatë qëndrimit në radhë.

Rama shtoi gjithashtu se virusi do të prekë shumicën prej nesh, por rëndësi ka se çfarë do bëjmë në që impakti të jetë minimal.

“Forca, forca, durim duhet të dalim nga kjo luftë me kokën lart, jo me qindra e qindra të vdekur… bëni kujdes të lani duart menjëherë kur prekni gjerat që hyjnë në shtëpi.. mbani në distancë të moshuarit…” /abcnews.al/