Policia e Tiranës arrestoi dy grabitësit e armatosur që me pistoleta grabitën një vilë në Dajç të Shkodrës si dhe makinën e të zotërve të saj. Të arrestuarit janë Kristian Marashi dhe Julian Vatnikaj.
Në një vilë si kjo e bukur dhe e shtrenjtë në Shirq të Shkodrës, burrë e grua Alija jetojnë vetëm.
Fëmijët janë në emigracion
Këtë fakt e ka ditur mirë një ish punëtor i Mark Alisë, i cili kohë më parë kishte bërë rregullime në avlli.
Kristian Marashi dhe Julian Vatnikaj, të cilët u arrestuan disa orë pas grabitjes, në Tiranë, sulmuan natën vilën e Alisë
72 vjeçari Mark Alija tregon se autorët dinin mirë dhe çdo gjë e kishin planifikuar. Fillimisht kanë thyer sistemin e alarmit dhe me mjete të forta shpërthyen edhe derën e kryesore të oborrit. Më pas dritaret e shtëpisë.
Në ikje përveç një sasie lekësh grabitësit e armatosur morën një arme gjahu dhe benzin ML që ishte parkuar aty në oborr. Policia nuk vonoi dhe ra në gjurmët e tyre për të realizuar arrestimin në Tiranë.
/abcnews.al