Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Conte “shtrëngon” më tepër masat, mbyllet pjesa më e madhe e aktiviteteve

schedule08:16 - 22 Mars, 2020

schedule 08:16 - 22 Mars, 2020

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka lajmëruar ndalimin e aktiviteteve prodhuese të cilat nuk janë jetike,  në të gjithë Italinë.

Dje u shënua dhe pika maksimale e të vdekurve nga fillimi i emergjencës koronavirus, 793 në një ditë të vetme.

“Është kriza më e vështirë që vendi po jeton që nga Lufta e Dytë Botërore”, ka deklaruar Conte.

Italia tashmë është vendi me numrin të lartë të vdekjeve nga koronavirusi.

Conte theksoi se supermarketet, farmacitë, bankat, shërbimet postare të mbeten të hapura, ndërsa theksoi se transporti është i garantuar.

Ai i bëri thirrje qytetarëve të mos krijojnë panik duke nxituar për të bërë blerje. Ai njoftoi se masat e reja do të fillojnë të hënën në 23 Mars.

“Është një vendim shumë i vështirë, por i domosdoshëm. Të dhënat e fundit flasin për një emergjencë që nuk priten të ngadalsohen”, tha Conte./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!