Jemi mësuar gjithmonë që Barcelona të transferojë lojtarët më të mirë në botë, nga klubet më të mëdha në botë. Megjithatë, me zërat më të fundit, duket se katalanasit do të bëjnë një përjashtim.
Në Spanjë raportojnë se Barcelona po interesohet për sulmuesin e Sassuolos, Jeremie Boga. Ky i fundit po bënte një sezon të shkëlqyer në Serie A, para se të ndërpritej kampionati për shkak të Koronavirusit.
LEXO EDHE: Statistika thuajse të njëjta me Messin, rritja absurde e Jeremie Boga
Boga ka dalë nga akademia e Chelsea dhe në verën e vitit 2018, u transferua përfundimisht te Sassuolo, për vetëm 3 milion euro. Tashmë, vlera e tij i kalon 20 milion eurot sipas Transfermarkt, por Barcelona me shumë gjasa, duhet të paguajë një shumë më të lartë se kaq për të transferuar në Katalonjë 23 vjeçarin./abcnews.al