Një 28-vjeçar filipinez ka humbur jetën mesditën e sotme në Durrës, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike teksa punonte në një varkë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:20, në lagjen nr. 1, ku shtetasi filipinez punëtor i një firme private, ishte duke punuar me një pompë për heqjen e ujit nga varka, kur dyshohet se ra në kontakt me energjinë elektrike.
Si pasojë e incidentit, 28-vjeçari ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes./abcnews.al

