Bill Gates paralajmëroi për një pandemi për vite me rradhë: “Ne nuk jemi gati”

schedule11:30 - 21 Mars, 2020

schedule 11:30 - 21 Mars, 2020

Pesë vite më parë – më 18 mars 2015 – Bill Gates kishte një gjë të vetme në mendje. Sot, gjitha parashikimet që bëri asokohe janë kthyer në realitet. Në një ditë të vetme:

Gates postoi në faqen e tij GatesNotes artikullin “Nuk jemi gati për epideminë e rradhës.”

Publikoi një op-ed në The New York Times me titull “Si ta luftojmë epideminë e rradhës.”

Publikoi një artikull në New England Journal of Medicine: “Gates B. Epidemia e rradhës – mësime nga Ebola.”

Dhe shkoi në Vankuver për të mbajtur një TED Talk. Titulli: “Pandemia e rradhës? Nuk jemi gati.”

Brenda të njëjtës ditë, në platforma të ndryshme, Gates dha të njëjtin mesazh: Gjasat janë që do të përballemi me një epidemi virale dhe s’do të jemi të përgatitur. Për shembull, ja si e nisi fjalimin e tij për TED.

“Kur isha i vogël, shqetësoheshim për luftën bërthamore.

Sot, nëse do të vriten 10 milionë njerëz, do të vriten prej një viusi tejet ngjitës. Nuk do të na vrasin predhat, por mikrobet.

Kemi investuar shifra të jashtëzakonshme për të parandaluar një luftë bërthamore, por aspak për të ndaluar epidemitë. Nuk jemi gati për epideminë e rradhës.”

Gates nuk është mjek. Por është filantropisti që ka dhuruar më shumë për shëndetin publik (100 milionë dollarë për studimin e koronaviusit që në janar, para se të merrej seriozisht nga e gjithë bota).

Gjithashtu, duke qenë se Gates e dinte ç’fliste në 2015-n, njerëzit duan të dinë ç’mendon tani.

Javën e kaluar, Gates iu përgjigj 31 pyetjeve në Reddit. Në GatesNotes postoi një version të formatuar dhe të shkurtuar të pyetjeve dhe përgjigjeve. Mund të lexoni transkriptin e plotë, por pikat kyçe ishin këto.

1.Si arritëm në këtë pikë: “S’kishte financim.”

Gates thotë se arsyeja pse pandemia na kapi në befasi është sepse nuk kishim veçuar fonde dhe burime për t’u përgatitur.

“Askush s’e dinte sa ishin gjasat e një virusi të ri,” shkruan Gates. “Ama, e dinim që do të ndodhte herët a vonë dhe s’patëm asnjë fond.”

2.Çfarë duhet të bëjmë tani: Të testojmë dhe të distancohemi nga të tjerët.

Më pas, Gates thotë të njëjtën gjë si ekspertët.

“Ndiqni rregullat e vendosur për qëndrimin në shtëpi dhe mosqarkullimin për të ulur nivelin e përhapjes,” tha ai, pavarësisht “dëmeve të mëdha ekonomike” që do të shkaktojë kjo situatë.

Ai shton se nëse shtetet e zhvilluara ndjekin këtë strategji, “Brenda 2-3 muajsh do të kenë shmangur nivelet e larta të infektimit.” Në përgjigjen e një tjetër pyetjeje, Gates parashikon një periudhë kohore të ngjashme: “Gjashtë deri në dhjetë javë, kjo situatë merr fund vetëm nëse qeveritë testojnë dhe bllokojnë qarkullimin.”

Rreziku është edhe më i madh në shtetet në zhvillim, ku distancimi është më i vështirë dhe “kapaciteti i spitaleve është më i vogël.”

3.Më pas: Zini mend dhe investoni.

Rikthehemi te çfarë tha Gates pesë vite më parë: Duhet t’i marrim shumë seriozisht këto rreziqe dhe duhet ta financojmë luftën kundër tyre njësoj si do të financonim luftën kundër një shteti.

Edhe kur kriza të zgjidhet, mos mendoni që s’do të ndodhë më kurrë.

“Te fjalimi që mbajta në 2015-n fola pikërisht për këtë,” tha Gates. “Duhet të jemi të aftë të diagnostikojmë, mjekojmë dhe vaksinojmë me shpejtësi. Duhet të financojmë më shumë, që mjekësia të ketë kapacitetin të prodhojë për gjithë botën.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!