Inteligjenca artificiale është tashmë aq e fuqishme sa mund të shkaktojë ngjarje me pasoja katastrofike dhe deri në një miliard vdekje.
Paralajmërimi vjen nga bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, i cili në një intervistë për NBC News ngriti shqetësimin për keqpërdorimin e teknologjisë nga persona me qëllime të këqija.
“Inteligjenca Artificiale është padyshim mjaftueshëm e fuqishme për të shkaktuar ngjarje që shkaktojnë një miliard vdekje”, tha ai.
Gates paralajmëron se rreziku nuk lidhet vetëm me zhvillimin e teknologjisë, por edhe me mënyrën se si ajo mund të përdoret. Bashkëthemeluesi i Microsoft kërkon që Shtetet e Bashkuara të marrin një rol udhëheqës në vendosjen e rregullave për inteligjencën artificiale.
“Nuk mendoj se se vetërregullimi është i mjaftueshëm. Shtetet e Bashkuara duhet të marrin një rol udhëheqës në vendosjen e rregullave për inteligjencën artificiale’’, tha Gates.
Gates argumenton se këto rregulla do të krijonin kosto shtesë për kompanitë, por nuk do të nënkuptonin domosdoshmërisht ndalimin apo ngadalësimin e zhvillimit të teknologjisë.
Paralajmërimet e Gates vijnë në një kohë kur shqetësimet për sigurinë e inteligjencës artificiale po shtohen në Shtetet e Bashkuara dhe në vende të tjera.


