Bashkëthemeluesi i Microsoft-it, Bill Gates deshmoi kete te merkure me dyert te mbyllura para Komisionit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, në kuadër të hetimit që po shqyrton marrëdhëniet e tij me financierin e ndjerë Jeffrey Epstein.
Deshmia e gates u rregjistrua vetem me Shkrim dhe jo me audio video, ndersa pritet qe ajo te behet publike ne nje faze te mevonshme.
Gates nuk është akuzuar për asnjë veprim të paligjshëm që lidhet me Epstein. Megjithatë, ai ka pranuar se ka pasur marrëdhënie profesionale me të dhe e ka takuar disa herë gjatë periudhës 2011-2014, në kuadër të diskutimeve për krijimin e një fondi investimesh, projekt që nuk u realizua kurrë.
Miliarderi amerikan e ka përshkruar vazhdimisht lidhjen e tij me Epstein si një “gabim të madh”. Ai ka konfirmuar gjithashtu se ka pasur marrëdhënie jashtëmartesore me gra që njiheshin nga Epstein. Nga ana tjetër, zyra e tij ka hedhur poshtë kategorikisht pretendimet e përfshira në dosjet e çështjes Epstein, duke i cilësuar ato si “plotësisht absurde”.
Para nisjes së dëshmisë, Gates deklaroi para gazetarëve se po paraqitej vullnetarisht për të ndihmuar hetimin. “Jam i lumtur që ndodhem këtu vullnetarisht për të dëshmuar dhe për të ndihmuar punën e Komisionit. Shpresoj që dëshmia ime të kontribuojë në përpjekjet për t’u dhënë drejtësi viktimave”, tha ai. Ndërkohë, New York Times raportoi se Gates ka angazhuar ish-këshilltarin ligjor të Komisionit të Mbikëqyrjes, Jake Greenberg, për ta përgatitur për dëshminë e tij.
Ky zhvillim ka ngritur pikëpyetje për shkak se Greenberg kishte punuar më parë në hetimin e Komisionit mbi çështjen Epstein, përpara se të largohej nga posti në dhjetor. Sipas raportimeve, Greenberg nuk mori pjesë në seancën e dëshmisë, pasi rregullat etike ndalojnë ish-punonjësit e Kongresit të bashkëpunojnë drejtpërdrejt me ligjvënësit për një periudhë njëvjeçare pas largimit nga detyra./abcnews.al


