Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në seancen e dhurimit të gjakut që organizohet në ambientet e Katedrales Katolike “Shen Pali” në Tirane, në ndihmë të fëmijeve talasemike.
Në një prononcim për mediat Meta tha se dhurimi i gjakut është shumë i rëndësishëm në këto kohë të vështira. Ndërkaq, kreu i shtetit iu përgjigj edhe pyetjes së gazetares Esiona Konomi nëse ka një thirrje për qytetarët të cilët nuk i bindet urdhrit për të qendruar në shtëpi.
Lidhur me këtë Meta bëri apel se është thelbësore që të respektohen masat, pasi çdo sjelle e pakujdesshme mund të sjellë pasoja fatale.
“Thirrja ime është që të gjithë duhet ti respktojnë kufizimet. Dhe çdo sjelle e pakujdeshme mund të rezultojë fatale. Ne po e shohim se çfarë po ndodh në Italinë fqinje dhe nuk kemi nevojë për të bërë eksperimente. Është mjaft e rëndësishme që të respektohen të gjitha udhëzimet, por edhe kufizimet që janë vendosur se janë në interes të të gjithëve. Nuk duhen konsidruar si privim”, tha Meta.
I pyetur nëse do të mbledhë Këshillin e Sigurisë, Presidenti tha se kjo do të ndodhë në kohën e duhur.
“Kjo do të ndodhë në kohën e duhur. Por duhet të kuptojmë që edhe forca e ushtrisë dhe policisë janë në funksion të një rregulli që i mbron qytetarët nga pakujdesia dhe është një mundësi për të dhënë ndihmën. Kjo situatë nuk mund të përballohet vetëm me mjekë, kërkon angazhim të strukturave te tjera”, deklaroi kreu i shtetit.
Po ashtu Presidenti komentoi edhe masat e marra nga qeveria në kuadër të përhapjes së koronviruist në vend. Lidhur me këtë kreu i shtetit tha se masat kanë ndryshuar ashtu si edhe në vende të tjera, por e rëndësishme është që të këtë bashkëpunim dhe reflektim.
“Kjo është një krizë e re dhe jo vetëm për ne por edhe për vendet e tjera. Vazhdimisht kanë ndryshuar edhe udhëzimet e OBSH, çdo ditë besoj do të përmirësohet reagimi. Dhe për këtë duhet bashkëpunimi dhe refletimi i të gjithëve”, tha Meta.
Meta u pyet po ashtu nga gazetarja e Abc News edhe për situatën në Kosovë, ku qeveria është futur në një krizë të thellë, ndërsa vendi përballet me pandeminë.
“Nuk kam asnjë koment, urojmë më të mirë përgjegjësi maksimale në këto momente. Edhe atje si kudo të jetë prioritet shëndeti i të gjithë qytetarëve. Për ne është parësor shëndeti i vëllezërve tanë atje, së dyti për ne është e rendësishme stabiliteti por për këtë përgjegjësinë e kanë aktorët”, tha Meta. /abcnews.al