Në mes të betejës me koronavirusin një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.6 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë. Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës lëkundjet e forta jznë regjistruar në orën 02.49 (lokale) në veri-lindje të Pargës, rreth 47 km nga Janina.
Ndërkaq, thellësia e tërmetit ka qenë 10 kilometra. Sipas mediave greke tërmeti ka shkaktuar dëme serioze në Kanallaki. Mësohet se janë shembur disa shtëpi të vjetra. Ndërkohë, bëhet me dije se janë plagosur dy persona.
Tërmeti u ndje në Thesprotia dhe Preveza, në Janinë, Arta, Korfuz dhe në zonën më të gjerë. Po ashtu lëkundjet e forta janë ndjerë edhe në Shqipëri.
/abcnews.al