Koronavirusi “pushton” botën 10 mijë viktima, Kina dhe Italia vendet më të prekura

schedule08:24 - 20 Mars, 2020

schedule 08:24 - 20 Mars, 2020

Bota së fundmi është nën pushtetin e koronavirusit , ku deri më tani janë shënuar 10 mijë e 46 viktima që nga shfaqja e tij në fund të 2019.

Vendet më të prekura nga COVID 19 është Italia dhe Kina, por vendi Europian tashmë e ka kaluar duke shënuar 3 mijë e 405 kundrejt 3 mijë e 248 të Kinës.

Por në vendin e origjinës të koronavirusit, tashmë kanë mbetur vetëm 6 mijë pacientë që janë drejt rikuperimit teksa ditën e djeshme nuk u shënua asnjë rast i brendshëm me koronavirus por disa të importuara.

Nga 80 mijë të infektuar që arriti bilancin Kina, 3 mijë e 248 vdiqën, 71 mijë u shëruan teksa 6 mijë mbeten në shërim e sipër. Ndryshe nga Italia e cila ka 41 mijë të infektuar nga të cilët 3 mijë e 400 të vdekur dhe 4 mijë të rikuperuar. Kurse Koreja e Veriut ka 8 mijë të infektuar dhe 2 mijë të shëruar por ka vetëm  94 viktima./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!