Dorëzohet edhe Turqia, pezullohen kompeticionet e tre sporteve kryesore

schedule16:12 - 19 Mars, 2020

schedule 16:12 - 19 Mars, 2020

Më në fund është dorëzuar edhe Turqia. Autoritetet vendase kanë vendosur të pezullojnë kampionatin e futbollit si pasojë e rritjes së personave të infektuar me COVID-19. Përveç futbollit janë ndërprerë edhe kampionatet e basketbollit dhe volejbollit.

Turqia ishte ndër të paktat shtete ku sporti nuk u frenua. Fundjavën e kaluar u luajtën ndeshjet e Superligës dhe divizionit të dytë në futboll, por pa praninë e tifozëve. Gjendja në vend është përkeqësuar dhe tani janë marrë masa mbrojtëse kundër koronavirusit. /abcnews.al