Ndërkohë që vendi është në shtet-rrethim për shkak të Koronavirusit, një aksident me përmasa tragjike në njerëz është regjistruar mbrëmjen e sotme.
Në kryqëzimin e Borizanës në Fushë Krujë një automjet është përplasur me një kamion ku si pasojë e përplasjes 3 persona kanë humbur jetën dhe është plagosur rëndë një tjetër.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur autoambulancat e Laçit dhe të Krujës të cilët kanë marrë 3 personat e pajetë.
Ndërkohë që edhe personi i 4-t i cili mbeti i plagosur rëndë duket nuk i ka shpëtuar dot plagëve të marra për pasojë ka humbur jetën.
Burime për ABC News kanë raportuar se shkak i këtij aksidenti ka qenë shpejtësia e madhe e makinës me të cilën udhëtonin 4 të rinjtë.
Siç duket edhe në pamjet e siguruara nga ABC News, makina tip Audi AA 848 ZZ është përplasur me një kamion me targa të Kosovës.
Gazetari i ABC News Ahmet Zani raportoi për abcnews.al se viktimat janë banorë të fshatit Larushk të Fushë-Krujës.
Njoftimi i Policisë:
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 18.03.2020, rreth orës 20:30, në autostradën Fushë Krujë-Laç, një mjet tip “Audi”, i ka rënë nga mbrapa një kamioni me targa kosove dhe për pasojë, kanë ndërruar jetë 3 shtetas që udhëtonin në mjetin Audi dhe një tjetër është dërguar në gjendje kritike për jetën në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./abcnews.al