Deputeti i opozitës parlamentare njëkohësisht edhe i Korçës Andi Përmeti ka reaguar në lidhje me rastin e mësuesit të Korçës i cili ka rezultuar i infektuar me Covid-19.
Deputeti Përmeti thotë se mësuesi i shkollës Omiros në Korçë me shumë mundësi mund të ketë qenë mbartës i virusit duke qenë se ai ka dhënë mësim në 77 nxënës të cilët kanë takuar prindër, gjyshër por edhe kolegë të cilët kanë takuar fëmijë e prindër.
Përmeti gjithashtu thotë së Korça tashmë mund të jetë vatra më potenciale dhe se për këtë qeveria dhe ministria e shëndetësisë duhet të sigurojë tampona për të gjithë personat që kanë patur kontakt të drejtpërdrejtë me familjarët.
Sipas deputetit Përmeti ky rrezik shmanget duke bërë një orë e më parë analizat duke identifikuar saktësisht personat e prekur.
Postimi i plotë i deputetit Përmeti:
“Korca asnje rast te CoVid-19 por potencial per nje vater te re te CoVid-19.
Nje thirrje publike si korcar per Kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Shendetesise Ogerta Manastirliu.
Sot Korca mori lajmin fatkeq qe nje mesues i shkolles private “Omiros” eshte diagnostikuar pozitiv para 4 ditesh. Mesuesi eshte shtetas grek, banues ne Kostur, i cili per here te fundit kishte dhene mesim ne Korce me dt.9 mars, 4 dite perpara diagnostikimit, per rrjedhoje me shume mundesi (duke shpresuar qe jo) te kete qene mbartes i virusit edhe me dt. 9.
Sot Korca po kalon panik duke qene se mesuesi i ka dhene mesim rreth 77 nxenesve te cilet keto dite kane takuar prinder, gjysher. Po ky mesues ka kontaktuar me dhjetra koleg te cilet me pas kane takuar femijet, prinderit.
Per fat te mire askush nuk ka simptoma.
Sigurisht ky nuk eshte nje rast per panik dhe aq me pak nje rast per te patur frike por qartazi ky eshte nje rast per te pasur kujdes. Ministria e Shendetesise nuk ka momentalisht nje vater potenciale me te madhe se Korca. Sot Edi Rama dhe Ministria e Shendetesise duhet te siguroje tampona per te gjithe personat qe kane patur kontakt te drejtperdrejte dhe familiaret e tyre.
Korca rrezikon dhe rrezikon shume jo vetem me rastin e sotem por edhe si nje qytet qe ne fundjave priti qindra qytetare te ardhur nga Tirana per fundjave (cmenduri me vete kjo) por edhe sepse ka nje lidhje shume te forte me Kosturin (nje nga vatrat kryesore te CoVid-19 ne Greqi).
Ky rrezik shmanget duke bere nje ore e me pare analizat, duke identifikuar saktesisht personat e prekur (shpresoj te jene 0) dhe duke i izoluar ata. Vetem kjo eshte zgjidhja. Cdo vonese do e shnderroje kujdesin ne frike, friken ne panik dhe panikun ne rrezik real per te gjithe qytetaret e Korces.
Thirrja ime vjen si korcar qe ka familjare dhe miq ne ate qytet pavarsisht keqardhjes qe kete thirrje kolegeve te tyre Rama dhe Manastirliu duhet tia kishin bere te paret deputet e PS Korce. (Ata te Republikes se Re qekur nuk marrin rrogen ne Kuvend kane harruar qe Korca ekziston si qytet).
Ne pritje te reagimit nga Kryeministri dhe Ministria e Shendetesise./abcnews.al