Gjika: E nisëm gjithçka nga zero, Flamurtari im model dashurie e strategjie

schedule12:58 - 16 Mars, 2020

schedule 12:58 - 16 Mars, 2020

Ky sezon ka qenë i errët për Flamurtarin. Probleme rrogash, menaxhim i keq, ecuri e dobët dhe vendi i fundit në kampionat. Skuadra vlonjatë është praktikisht e rrëzuar nga Superiorja dhe sezonin e ardhshëm do të garojë një Kategorinë e Parë.

Një situatë që dhemb te tifozët e shumta të Flamurtarit dhe jo vetëm. Ish-kryetari i Bashkisë Vlorë i menaxhoi për shumë vite kuqezinjtë dhe skuadra konkurronte për trofe në epokën e tij. Shpëtim Gjika është rikthyer pas në kohë me anë të një postimi në rrjetet sociale, aty ku flet me fakte për Flamurtarin e tij.

Kur punët bëhen me projekte, strategji dhe dashuri, edhe pse mund ta nisësh nga zero, rezultati nuk vonon. Këtu jemi në 2004 kur u zhvillua Asambleja dhe Flamurtarin e mori Bashkia!

Ishim në kategori të parë, pa infrastrukturë, dhe siç e shikoni, pas dy vitesh u rikthyem fuqishëm! Shef klubi ishte Sokol Kushta, por drejtor për riorganizimin e klubit në 2005 erdhi Perparim Lushaj! Si drejtor i ekipit, Perparim Lushaj hodhi themelet e rifunksionimit të klubit duke u rikthyer në Superligë!

Ilir Metaj, si shef, e ndërtoi institucionalisht klubin, u përmiresua ndjeshëm infrastruktura dhe u masivizua publiku! Erdhi koha për cilësi sportive, dhe për këtë arsye erdhi Geri Çipi si shef, duke e modernizuar klubin me përvojen e tij ndërkombëtare!

Kemi pasur strategji të ndarë në 4 faza: 1- Rindërtimin e klubit Flamurtari dhe përmirësimin e infrastrukturës! 2- Modernizimin e institucionit, infrastrukturës dhe akademisë! 3- Synimin e cilësisë dhe titujve apo pjesëmarrjes në aktivitetet ndërkombëtare! 4- Përgatitja ligjore për privatizimin e klubit Flamurtari!”, përfundon Gjika. /abcnews.al