Miku më i madh i shqiptarëve

schedule17:38 - 14 Mars, 2020

schedule 17:38 - 14 Mars, 2020

Në fillesat e shtetit, ne shqiptarët kemi pasur fatin të ndihmohemi nga disa miq të fuqishëm.

Ishin njerëz të cilët nga larg orientonin vëmendjen e superfuqive të Botës, që ndërhynin në vendimmarrje nga ato që lëviznin kufij shtetesh, i ngushtonin apo zgjeronin, qoftë sipas rrethanave apo bindjeve të momentit.

Ne tashmë njohim Presidentin Amerikan Woodrow Wilson, i cili qysh në mandatin e parë, saktësisht në vitin 1914, është informuar nga njerëz shumë të afërt të tij për fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve, tokat e të cilëve po mbllaçiteshin nga fqinjët tinzarë.

Por, në të njëjtën periudhë të vështirë për shqiptarët, në qendër të politikës së një tjetër superfuqie të Botës, ka pasur një tjetër zë të fuqishëm proshqiptar.

Ishte Aubrey Herbert, një aristokrat dhe njëkohësisht deputet i  Parlamentit Britanik. Sa ishte gjallë ai njihej si miku më madh i shqiptarëve, kjo për shkak të lobimit të tij në favor të Shqipërisë, në kohërat kur ekzistenca e kombit tonë ishte vënë në pikëpyetje.

Për të gjitha këto kontribute, faktet dhe dokumentet, thonë se në dy raste, atij i është ofruar kurora e mbretit të shqiptarëve, por fatkeqësisht, sëmundja nuk e ka lejuar. Abc/Story.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!