Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Shqipëria nuk do të gjunjëzohet nga kjo luftë”, Rama flet për masat e reja

schedule20:50 - 13 Mars, 2020

schedule 20:50 - 13 Mars, 2020

Kryeministri Edi Rama në një lidhje në rrjetin social “Facebook” sqaroi se pas Tiranës e Durrësit, shtetrrethimi do të shtrihet edhe në qarqet e tjera.

Gjithashtu Rama theksoi se të gjtiah kompanitë prodhuese që nuk hyjnë në listën e aktiviteteve të ndaluara të marrin masa që të hënën të sigurojnë transportin për punonjësin e tyre, me autobusë të akredituar nga Policia e Shtetit.



“Të gjitha kompanitë prodhuese që nuk hyjnë në listën e aktiviteteve të ndaluara të marrin masa që të hënën të sigurojnë transportin për punonjësin e tyre, me autobusë të akredituar nga Policia e Shtetit, po ashtu, të gjithë punonjësit e Adminsitratës, të sigurohen që të hënën të kenë kartelë dhe të vijnë me makinën e tyre, nëse s’punojnë dot nga shtëpia.

Po sot, kemi punuar për aktin normative për masat dhe sanksionet, ju informoj se sanksionet do të jenë të ashpra dhe do të përshkallëzohen. Mediat të ndërpresin çdo program me më shumë se 2 persona. Mediat ku punohet me kondicioner dhe ka më shumë se 2 persona për spektakël janë vatra të rrezikshme për armikun e padukshëm. Evitoni kondicionerët, hapni dritaret. Kështu miq, kjo do të jetë jeta jonë në periudhën që kemi para. S’na falet të bëjmë tjetër në këtë të keqe të madhe që na zuri. Shqipëria nuk do të gjunjëzohet nga kjo luftë.

Kudo do të mbyllen po njësoj të gjitha lokalet dhe mjediset e mbyllura sipas kategorive në Tiranë dhe Durrës. Nga dita e dielë do të ndalohen jo vetëm qarkullimi brenda por edhe nacionale Fier- Vlore, Vlorë- Lushnje, Shkodër- Lezhë.

Do të ndalohet edhe qarkullimi i Elbasanit Korçën. Nëse do të këputen lidhjet me autobuzët apo automjetet private, do të qarkullojnë vetëm automjetet që hyjnë në kategoritë e lejuara si në Tiranë- Durrës.

Autobuzë të akredituar nga Policia e Shtetit, mjetet e punonjësve të tyre, po ashtu ata të administratës dhe s’mund të kryejnë punën nga interneti të pajisen me kartelën identifikuese që të qarkullojnë me automjet privat.

Kemi punuar gjatë pasdites për aktin normativ të sanksioneve për të gjitha veprimtaritë e ndaluara, njëmijë herë ndjesë por po ju informoj se sanksionet do të jenë të ashpra dhe për mjediset me ajër të kondicionuar dhe që mbledhin për spektakle të formateve të shumta janë aleat i armikut të padukshëm.
Të evitojnë ajrin e kondicionuar sepse ndohmon përhapjen e virusit. Hapja e dritareve sa më shumë gjatë ditës ndihmon në mbrojtjen prej tij.

Le të nxjerrim më të mirën nga vetja për të ndihmuar njëri- tjetrin. Le të gjejmë të mirat jo të vogla brenda kësaj të keqeje të mëdha,” deklaroi Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!