Mbyllja e njësive të shërbimit në Tiranë e Durrës do të shtrihet në mbarë vendin. Ogerta Manastirliu ka firmosur urdhrin në funksion të masave shtesë për të frenuar përhapjen e Korona-virusit.
Kështu, mbyllen në të gjithë vendin baret, restorantet dhe fast food-et deri në 3 prill. Do të lejohet vetëm shërbimi taksi i ushqimit nën kushte të forta kontrolli për higjenën.
Hotelet mund tu shërbejnë ushqim dhe pije vetëm klientëve që flenë në to, ndërsa ndalohet që brenda në restorantet dhe baret e hoteleve të pranohen klientë të jashtëm.
Ngelen të hapura dyqanet ushqimore, farmacitë dhe furrave të bukës.
Kufizime shtesë do të ketë dhe në lëvizje.
Me Greqinë do të ndalohet transporti ajror, detar dhe ai me autobusë. Drejt Greqisë do të vazhdojë të paktën për momentin lëvizja me autovetura.
Mjetet që sjellin mallra nuk do të ndalohen, as nga Italia e as nga Greqia, duke mos rrezikuar kështu furnizimin me ushqime apo barna.
Masat u bënë me dije nga kryeministri, i cili dha një videomesazh nga shtëpia e tij në Surrel, ku u kujdes të tregonte se afër kishte edhe të birin, i cili nuk u shfaq në asnjë moment. Efekt Rama
Shtet-rrethimi do të vazhdojë duke mos u lejuar qarkullimi i makinave të paautorizuara në 8 qarqe. Nga ora 06:00 e të dielës ndalohet lëvizja Vlorë-Fier, Fier-Lushnjë, si dhe Shkodër-Lezhë, Elbasan-Korçë. Kush është jashtë perimetrit Tiranë-Durrës, mund të kthehet në vendbanim vetëm të orët e para të së hënës. Rrugët do të hapen nga mesnata e së dielës, deri në orën 8 të mëngjesit të së hënës, dhe do të mbyllen sërish.