Qytetarët e Tiranës dhe Durrësit u dyndën drejt Korçës? Si është e vërteta

schedule13:40 - 13 Mars, 2020

schedule 13:40 - 13 Mars, 2020

Që prej mbrëmjes së djeshme në media u raportua se një pjesë e madhe e qytetarëve të Tiranës kanë lënë kryeqytetin dhe janë drejtuar drejt Korçës. Kjo u komentua shumë, ndërsa për mjekët ishte një veprim i gabuar pasi mund të sjellë pasoja si në Itali.

Ndërkohë në një lidhje direkte, gazetarja Lediona Xheladinaj raporton se në Korçë dhe Pogradec janë mbyllur të gjitha hotelet me urdhër të bashkisë.

“Është thënë se qytetarë nga Tirana dhe Durrësi janë dynudr në qytetin e Korcës, por nga verifkimet që unë kam bërë në të gjita hotelet janë të gjitha të mbyllura/ Me urdhër të bashkisë janë mbyllur dhe nuk presin ansjë turist apo qytetar.

Kam kontaktuar me të gjitha hotelet dhe kam parë nga afër nëse janë mbyllur këto aktivitet’, raporton gazetarja, teksa shton se Korça është e qetë dhe janë të pakta lëvizjet e qytetarëve. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!