Kontrolle në hyrje të Tiranës për të ardhurit nga vatrat e koronavirusit

schedule12:01 - 12 Mars, 2020

schedule 12:01 - 12 Mars, 2020

Për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi tashmë kanë nisur edhe kontrollet në hyrje të Tiranës.

Gazetari Juxhin Mustafaraj tha për abcnews.al se Policia Rrugore dhe Policia Ushtarake kanë ngritur një postbllok për të kontrolluar persona që vijnë nga shtet që janë të prekur nga virusi.

Fillimisht evidentohen automjetet me targa të huaja, drejtuesit e automjeteve i nënshtrohen disa pyetje që lidhen me mbërritjen e tyre në Shqipëri. Personat skedohen në një regjistër të veçantë që përmban të dhënat e tyre.

Nëse tregojnë se kanë pasur simptoma si temperatura apo se shenjat janë të forta njoftohet nurmi 127 i urgjencës për t’ju nënshtruar kontrolleve të imtësishme.

Gjithashtu ai njoftoi se shifra zyrtare të personave që vijnë në Shqipëri deri më tani nuk ka, por nga evdentimi është një regjistër i veçantë që efektivet të policisë në fund të regjistrojnë. Personat që vijnë nga vatrat dhe thyejnë urdhrin do të gjobiten.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!