Pezullohen vizitat te mjeku specialist në Fier, në shërbim vetëm urgjenca

schedule11:33 - 12 Mars, 2020

schedule 11:33 - 12 Mars, 2020

Qytetaret në Fier nuk i kanë reduktuar daljet nga shtëpia megjithë udhëzimet e Ministrisë se Shëndetësisë. Filialet e postave kanë dyndje pensionistësh që presin të marrin pensionin.

Gazetarja Valbona Davidhi tha për abcnews.al se janë pezulluar vizitat te mjeku specialist për të parandaluar përhapjen e COVID 19.

“Njoftohet pezullimi i përkohshëm i vizitave dhe ekzaminimeve rutinë nga mjeku specialist pranë poliklinikave. Do të punohet me shërbimet e emergjencës. Mjeku i familjes është orientuar se si do të veprohet me rastet e sëmunshmërisë kronike”, deklaroi mjekja.

Mësohet se 50 personave të stafit të spitalit i janë bërë analizat dhe kanë rezultuar negativ, ndërsa theksohet se i ka mbrojtur maska e oksigjenit.

Qarkullimi i automjeteve është reduktuar ndërsa transporti publik është kufizuar me vetëm një linjë që lidh Fierin me Roskovecin dhe disa fshatra. Lulishtet qëndrore janë të boshatisura.

Lokalet dhe restorantet nuk janë mbyllur, por numri i frekuentuesve të tyre është i ulët.

Numri i rasteve të dyshuar është rritur nga 5 në 8, por zyrtarisht ende nuk ka një konfirmim për rezultatin e analizave që u janë bërë personave që dyshohen të jenë prekur nga covid-19.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!