Mes bilancit tragjik të viktimave që ka shënuar Italia ndaj përhapjes së koronavirusit, dyshohet që dy prej tyre të janë emigrantë shqiptar.
Siç raporton gazetari i ABC News Leonidha Musaj mësohet se në tragetin e mbërritur ditën e sotme nga Bari në Portin e Durrësit, kanë mbërritur edhe dy trupa të pajetë të dy emigrantëve shqiptar që dyshohet se nuk ia dolën të përballonin betejën me koronavirusin.
Në tragetin e mbërritur ditën e sotme, kanë mbërritur edhe 32 kamionë dhe 2 autovetura.1
Ndërkohë mësohet se kanë mbërritur këtë mëngjes edhe 22 kamione në portin e Vlorës me tragetin e linjës Vlorë –Brindisi duke e çuar numrin në 54 kamiona.
Si një masë parandaluese për të përhapur koronavirusin dhe për mos rënduar bilancin e të infektuarave, është vendosur me urdhër qeverie që drejt Italisë do të lejohet vetëm transporti i mallrave.
Si një masë parandaluese për të përhapur koronavirusin dhe për mos rënduar bilancin e të infektuarave, është vendosur me urdhër qeverie që drejt Italisë do të lejohet vetëm transporti i mallrave./abcnews.al