Milani garoi me Napolin dhe Bologna për shërbimet e Zlatan Ibrahimovic gjatë merkatos së janarit. Suedezi vendosi të rikthehet te kuqezinjtë dhe dyshja Maldini-Boban ndikuan në vendimin e tij.
Kontrata me Milanin i mbaron në fund të këtij sezoni, por ekziston opsioni i rinovimit me një tjetër vit. Rinovim që është komplikuar pas largimit të Boban dhe situatës së vështirë të Paolo Maldinit. Suedezi nuk është i bindur dhe në skenë është rishfaqur Napoli.
Corriere dello Sport raporton se nënkampionët e Italisë kanë nisur negociatat me Mino Raiolën, agjentin e sulmuesit 38-vjeçar. Gattuso e pëlqen shumë ish-shokun e skuadrës, i cili po tregon me Milanin se mosha e madhe nuk ka shumë rëndësi për të. /abcnews.al