Partizani u mund një ditë më parë nga Vllaznia dhe protagonist ishte arbitri Kreshnik Cjapi. Fieraku akordoi një penallti në favor të kuqebluve, që ishte shumë e dyshimtë. Thuhet se në atë moment ishte anëësori që sinjalizoi kryesorin dhe u mor ai vendim.
Në rastin tjetër pati pretendime nga Partizani për 11-metërsh dhe Cjapi ishte shumë pranë aksionit dhe pa gjithçka. Mbrojtësi Adili shtyu mesfushorin Ron Broja dhe të kuqtë protestuan, por për të nuk ishte penallti.
E çuditshme në fakt, kur sheh pamjen e qartë që arbitri ka pasur. Pa asnjë diskutim që Partizanit i mungon një penallti, që me shumë mundësi do të ndryshonte fatet e ndeshjes. /abcnews.al



