Janë mbyllur dy sfidat e Superiores në Korçë dhe në Shkodër. Skënderbeu ka mposhtur Kukësin me rezultatin 2-1, ndërsa Vllaznia ka fituar në sfidën përballë Partizanit me rezultatin e ngushtë 1-0.
Në të dyja sfidat në fakt, gjithçka u vendos që në pjesën e parë. Skënderbeu shënoi dy herë brenda 10 minutash, me anë të Bregut (24’) dhe Ditës (34’). Këto dy gola të shpejtë, shokuan Kukësin, që u mungua të reagojë me golin e Et’hemit në minutën e 40-të, por nuk arriti të shmangë humbjen në stadiumin e Skënderbeut.
LEXO EDHE: Pjesët e para/ Spektakël në Superiore, “perla” e Bregut nuk duhet humbur
Edhe Partizani duket se e ka humbur shkëlqimin dhe prej disa javësh, nuk po i largohet dot rezultateve negative. “Demat” u thyen sot në Shkodër, nga një penallti e Gilman Likës në minutën e 35-të.
Kukësi me humbjen në Korçë mbetet 9 pikë larg Tiranës pas 26 javësh kampionat dhe titulli kampion, duket një mision i pamundur. Ndërsa Skënderbeu ngjitet në vend të katërt, me 41 pikë, aq sa ka dhe Laçi një pozitë më lart.
Partizani mbete në kuotën e 38 pikëve, në një pozitë të ulët si vendi i gjashtë, ndërsa Vllaznia, merr tri pikë jetike, duke shkuar në 35 pikë dhe duke iu afruar Bylisit./abcnews.al
SUPERIORE, JAVA 26
VLLAZNIA – PARTIZANI 1-0
G. Lika (p) 35’
SKËNDERBEU – KUKËSI 2-1
Bregu 24’, Dita 34’ / Et’hemi 40’