Arilena Ara konfirmoi zyrtarisht titullin e këngës me të cilën do të na përfaqësojë në Eurovizion-in e këtij viti.
“Fall From The Sky” do të performohet nga Arilena në gjysmën e dytë të natës së dytë gjysmëfinale, në Rotterdam.
Ndryshimi i titullit, i ka konfuzuar paksa ndjekësit e saj në Instagram, të cilët pyesnin se ç’ndodhi me “Shaj” apo nëse kjo është një këngë e re.
Këngëtarja po punon prej kohësh për ta përshtatur këngën fituese në anglisht dhe në version më modern, në mënyrë që të kuptohet dhe tingëllojë mirë për audiencën e huaj.
Premiera e “Fall From The Sky” nuk është shfaqur ende, por me shumë gjasa në ditët në vazhdim Radio Televizioni Shqiptar s’do të vonojë ta publikojë.
“Shaj” ishte kënga fituese e Festivalit të Këngës, që u mbajt në dhjetor të vitit të shkuar./abcnews.al